KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drita mëson kundërshtarin e saj të parë të Ligës së Kampionëve

Drita mëson kundërshtarin e saj të parë të Ligës së Kampionëve

Drita ka mësuar kundërshtarin e saj për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve për edicionin 2026/27.

Kampionia e Kosovës do të përballet me Kauno Zalgirisin në sfidën e parë evropiane të sezonit të ri, pas shortit të hedhur të martën në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Skuadra gjilanase ishte pjesë e grupit 2 të ekipeve bartëse, gjë që i dha mundësinë të shmangte disa kundërshtarë potencialisht më të fortë në këtë fazë të garës.

Megjithatë, përballë do të ketë një skuadër me përvojë në arenën evropiane, që synon po ashtu avancimin në raundin e dytë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 ose 8 korrik në Lituani, ku Drita do të luajë si mysafire, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet një javë më vonë, më 14 ose 15 korrik në Kosovë.

Skuadra tjetër shqiptare tjetër Egnatia në ndërkohë nuk ka qenë aq me fat sa Drita, pasi ata do të përballen me kampionin e Rumanisë, Petrocub./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.