KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Drita merr fitoren e radhës, mposht pa vështirësi Vushtrrinë

Drita merr fitoren e radhës, mposht pa vështirësi Vushtrrinë

Drita ka fituar në shtëpi ndaj Vushtrrisë me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Djelmoshat e Ardian Nuhiut kanë vazhduar me formë të mirë në kampionat duke marrë edhe fitoren e katërt radhazi dhe duke bërë presion në krye të tabelës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola, për dallim nga mysafirët që gjeten rrjetën një herë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 19-të me anë të Mike Arthur, i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa Kemelho Nbguena (31), u përkujdes për të shënuar për 2-0.

Mysafirët arritën të kthehen në lojë në minutën e 42-të me anë të Albijon Shurdhiqit, i cili shënoi një super gol për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

Në pjesën e dytë, vendasit arritën ta menaxhojnë mirë lojën, të krijojnë raste tjera dhe të shënojnë edhe një gol për të siguruar fitoren e radhës.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 75-të me anë të Albert Dabiqajt, i cili shënoi për 3-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e tretë me 23 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet e fundit me vetëm tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, gjilanasit udhëtojnë te Drenica, teksa vushtrriasit e presin Prishtinën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.