KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Drita merr fitoren e dytë radhazi, Llapi hyn zyrtarisht në ethet e mbijetesës

Drita merr fitoren e dytë radhazi, Llapi hyn zyrtarisht në ethet e mbijetesës

Drita ka arkëtuar tri pikë të plota në udhëtim duke mposhtur Llapin me rezultat 1-2, në takimin e  zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, transmeton Klankosova.tv.

Kjo shënon fitoren e dytë radhazi për gjilanasit në Superligë, të cilët menaxhuan mirë ndeshjen për të marrë një triumf të rëndësishëm në transfertë, transmeton Klankosova.tv.

Golat e fitores për Dritën u shënuan nga Vesel Limaj dhe Liridon Balaj. Ndërkohë, të vetmin gol për vendasit e realizoi Arbnor Aliu, i cili nuk mjaftoi për të shmangur disfatën.

Kjo humbje thellon edhe më tepër krizën te skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina.

Për llapjanët kjo ishte disfata e tetë këtë edicion, ecuri kjo negative që e vë klubin në një pozitë tejet të vështirë tabelare dhe nën rrezik real për rënie në Ligën e Parë./ Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.