KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Drita fiton ndaj Llapit dhe është lider i ri në Superligë

Drita fiton ndaj Llapit dhe është lider i ri në Superligë

Drita ka arritur fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme në udhëtim te Llapi 0-2.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e Ramiz Sadikut për shkak të fushës së përkeqësuar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi, me rezultatin e barabartë përkundër disa tentimeve nga të dyja skuadrat.

Ishte minuta e 64-të e ndeshjes, kur kjo sfidë u zhbllokua me autor mbrojtësin e majtë Blerton Sheji që realizoi për 0-1.

Krejt në fund të ndeshjes, Drita gjeti edhe golin e dytë ku sulmuesi Veton Tusha u fut bukur në zonë dhe realizoi për rezultatin përfundimtar 0-2.

Me këtë fitore Drita rikthehet në krye të Superligës me 38 pikë, derisa Llapi mbetet e shtata me 22 sosh.

Ndeshjen e radhës Llapi luan në udhëtim te Prishtina e Re, derisa Drita gjithashtu do të përballet në udhëtim, ku takohet me Prishtinën në kryeqytet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.