KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drin Govori, studenti nga Kosova në mesin e 100 studentëve më të mirë në botë

Drin Govori, studenti nga Kosova në mesin e 100 studentëve më të mirë në botë

Drin Govori, student nga Kosova, ka diplomuar në programin master për administrim biznesi në Babson College, i cili konsiderohet si shkolla numër një në botë për ndërmarrësi.

Govori ka përfunduar studimet me titullin “Valedictorian”, një vlerësim që u ndahet studentëve elitarë me rezultatet më të larta akademike.

Ai ka arritur notën maksimale 4.0, pa asnjë vlerësim nën maksimum në të gjitha lëndët, duke u renditur ndër studentët e rrallë në historinë e kolegjit që kanë arritur këtë sukses.

Studenti kosovar kishte fituar të drejtën e studimeve në SHBA si përfitues i bursës prestigjioze Fulbright Program.

Gjatë studimeve, ai ishte i angazhuar në struktura të ndryshme udhëheqëse studentore dhe në komitete të kolegjit.

Mes tjerash, ai kontribuoi në komitetin e programeve studimore për ndërmarrësi, si dhe ishte pjesë e komitetit për përzgjedhjen e dekanit, rol që rrallëherë u besohet studentëve.

Govori është vlerësuar me disa çmime akademike dhe profesionale, përfshirë çmimin “Roger Babson”, që konsiderohet vlerësimi më i lartë në kolegjin Babson.

Po ashtu, ai është renditur në mesin e 100 studentëve më të mirë në botë nga Poets & Quants dhe është laureuar me çmimin për ndërmarrësi brendaorganizative nga Global Institute for Intrapreneurship.

Pas përfundimit të studimeve, Govori do të vazhdojë angazhimin profesional në qendrën e ndërmarrësisë “Blank Center” pranë kolegjit Babson.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.