KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall

Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall

FC Drenica është shpallur kampione e Kosovës në futsall për edicionin 2025/26, pasi triumfoi në serinë finale ndaj FC Prishtina 01.

Skuadra nga Skenderaj siguroi titullin të martën mbrëma, duke fituar edhe ndeshjen e dytë të finales me rezultat 7-4 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në praninë e një numri të madh shikuesish.

Drenica kishte fituar edhe përballjen e parë finale me rezultat 9-7 pas vazhdimeve, duke mbyllur serinë me dy fitore dhe duke siguruar trofeun e kampionit.

Finalja solli duele interesante mes dy skuadrave më të mira të sezonit, të cilat gjatë gjithë kampionatit treguan nivel të lartë gare dhe luftë për trofetë kryesorë.

Nga ana tjetër, FC Prishtina 01 e mbyll sezonin me trofeun e Kupës së Kosovës, të fituar në fund të muajit prill pas triumfit në finale ndaj FC Liqenit.

Me përfundimin e finales së play-offit, mbyllet edhe sezoni 2025/26 në elitën e futsallit kosovar, me Drenicën që ngre lart titullin e kampionit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.