Drenica e mposhti Dritën 1:0 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, në ndeshjen e xhiros së 29-të të Superligës, duke i marrë tri pikë të mëdha kampiones në fuqi.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 40-të nga sulmuesi venezuelas Ronaldo, i cili realizoi një supergol dhe e vendosi ndeshjen.
Drenica ishte më konkrete në momentet kyçe, menaxhoi mirë epërsinë dhe u mbrojt me disiplinë, ndërsa Drita pati raste dhe tentoi të barazojë, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit deri në fund.
Takimi pati edhe një ndërprerje në pjesën e dytë, pasi mbrojtësi i Dritës Egzon Bejtullai u rrëzua pas një bllokimi me kokë dhe u largua nga fusha me autoambulancë.
Pas 10 minutave shtesë, festoi Drenica që tani ka 35 pikë, duke i ikur zonës së rrezikshme, ndërsa Drita mbetet lider me 54 pikë. /Telegrafi/