KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Drejtori i Policisë së Shqipërisë: 71 policë të plagosur, Policia nuk tërhiqet, institucionet dhe qytetarët do të mbrohen

​Drejtori i Policisë së Shqipërisë: 71 policë të plagosur, Policia nuk tërhiqet, institucionet dhe qytetarët do të mbrohen

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një deklaratë për mediet tha sot se 71 punonjës të policisë kanë mbetur të plagosur gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.

Në fjalën e tij, Hita tha se “pas maskave që udhëheqësin protestën nuk janë studentë, por individë të rekrutuar për qëllime të errëta të organizatorëve të vërtetë të kësaj proteste, brenda dhe jashtë vendit”.

Sipas tij “nga të gjithë të ndaluarit natën e parë, asnjë nga personat nuk rezultoi student. Ndërsa në natën e dytë, një numër shumë i vogël ishin studentë”, raporton ATSh.

“Për këdo që mendon se mund të imponojë vullnetin e tij përmes dhunës, mesazhi është i qartë dhe i prerë: Policia nuk tërhiqet! Institucionet dhe qytetarët do të mbrohen. Ligji do të zbatohet me përpikëri dhe pa asnjë përjashtim”, nënvizoi kreu i Policisë së Shtetit.

Hita tha se kushdo që ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private, do të identifikohet dhe do të përballet me ligjin.

Ai gjithashtu u bëri thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve të mos lejojnë që nxënësit e gjimnazeve dhe studentët të përdoren apo të përfshihen në akte dhune të organizuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.