KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Drejtori i Bujqësisë në Malishevë kërkon sqarime nga Ministria për kriteret e subvencionimit të grurit

Drejtori i Bujqësisë në Malishevë kërkon sqarime nga Ministria për kriteret e subvencionimit të grurit

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Malishevë, Sylë Dukolli, ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë sqarime për mospërputhjet që, sipas tij, ekzistojnë mes dy dokumenteve zyrtare lidhur me rendimentin mesatar të grurit për subvencionim.

Dukolli ka bërë të ditur se dokumenti i datës 19 qershor 2026 përcakton rendimentin mesatar të grurit në 4,300 kilogramë për hektar, ndërsa një dokument tjetër, i datës 2 tetor 2026, e përcakton atë në 4,600 kilogramë për hektar.

Sipas tij, kjo mospërputhje krijon paqartësi për kriteret që do të zbatohen në procesin e subvencionimit dhe mund të shkaktojë pasoja financiare për fermerët.

“Fermerët nuk duhet të jenë viktima të paqartësive institucionale!”, ka shkruar Dukolli në reagimin e tij.

Ai i ka kërkuar Ministrisë transparencë, sqarim zyrtar dhe harmonizim të dokumenteve, duke theksuar se fermerët kanë nevojë për siguri dhe mbështetje konkrete.

“Kërkojmë nga Ministria transparencë, sqarim zyrtar dhe harmonizim të dokumenteve. Fermerët meritojnë drejtësi, siguri dhe mbështetje konkrete, jo pasiguri dhe vendime kundërthënëse”, ka deklaruar Dukolli. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.