KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Drejtorët e Bujqësisë mblidhen në Istog, kërkojnë kompensimin e dëmeve për fermerët

Drejtorët e Bujqësisë mblidhen në Istog, kërkojnë kompensimin e dëmeve për fermerët

Kolegjiumi i Drejtorëve të Bujqësisë është mbledhur sot në Istog me ftesën e Artan Gegajt.

Nga atje është kërkuar përkrahje dhe kompensim për dëmet e shkaktuara ndaj bujqve dhe fermerëve.

“Sot në Istog, me ftesën time, mbajtëm takimin e Kolegjiumit të Drejtorëve të Bujqësisë, në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku morën pjesë drejtorët e bujqësisë nga komunat e Kosovës.
Në këtë takim diskutuam për problemet me të cilat po përballen fermerët, ku fokus i veçantë ishte mungesa e kompensimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe kafshët e egra, si dhe mungesa e thirrjeve për grante dhe projekte të zhvillimit rural tash e tri vite.
Nga ky takim i bëjmë thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe Qeverisë së Kosovës që të reflektojnë dhe të marrin masa konkrete.
Kërkojmë kompensimin e dëmeve për fermerët, hapjen e thirrjeve për grante dhe rifillimin e projekteve të zhvillimit rural.
Fermerët meritojnë vëmendjen dhe mbështetjen e institucioneve.
Ne do të jemi gjithmonë në krah të fermerëve tanë dhe do t’i ndihmojmë e mbështesim me të gjitha mundësitë që kemi, duke u angazhuar që kërkesat dhe problemet e tyre të marrin zgjidhjen e merituar” shkruan Artan Gegaj, drejtor i Bujqësisë në Istog./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.