KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dramë në sekondat e fundit, Rahoveci 029 mposht Vëllaznimin me një pikë diferencë

Dramë në sekondat e fundit, Rahoveci 029 mposht Vëllaznimin me një pikë diferencë

Rahoveci 029 ka shënuar një fitore dramatike ndaj Vëllaznimit me rezultat 100:99, në xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sfida u vendos vetëm dy sekonda para fundit, pasi Kentrell Pullian ngushtoi diferencën në një pikë përmes gjuajtjeve të lira, Meriton Ismaili tentoi një trepikësh vendimtar për Vëllaznimin, por pa sukses. Kështu, vendasit ruajtën epërsinë minimale deri në rënien e sirenës, transmeton Klankosova.tv.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të lehtë të gjakovarëve (51:50), ndërsa e dyta solli një duel të luftuar deri në çastet e fundit.

Me këtë rezultat, Rahoveci 029 mori fitoren e dytë radhazi, kurse Vëllaznimi regjistroi humbjen e tretë rresht.

Te Rahoveci shkëlqeu Mika Adams me 37 pikë, 7 kërcime e 6 asistime, i ndihmuar nga Kareem Rozier me 29 pikë, teksa te Vëllaznimi u veçua Kentrell Pullian me 29 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.