KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Dramaturgu britanik Mark Ravenhill mban diskutim dhe punëtori në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Dramaturgu britanik Mark Ravenhill mban diskutim dhe punëtori në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës është mbajtur një diskutim dhe punëtori me dramaturgun britanik Mark Ravenhill, autorin e dramës “Prerja”, e cila do të vijë premierë më 1 dhjetor 2026.

Shfaqja do të realizohet me regji të Fatos Berishës, ndërsa në kastin e aktorëve bëjnë pjesë Armond Morina, Shengyl Ismajli, Armend Smajli, Blin Mani, Erza Sejdiu dhe Liza Curri.

Ekipi artistik përfshin Bekim Korçën në skenografi, Alma Krasniqin në kostumografi dhe Rona Castriotin si kompozitore. Asistente e regjisorit është Xheraldina Krasniqi, ndërsa ispicientja e shfaqjes është Nazmije Krasniqi.

Takimi me Ravenhillin shënon një aktivitet të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për vënien në skenë të dramës “Prerja”, premierën e së cilës publiku do të mund ta ndjekë në dhjetor./kultplus

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.