KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

DPHM: Ekziston rrezik për rritje të nivelit të ujit në lumenj dhe përmbytje

DPHM: Ekziston rrezik për rritje të nivelit të ujit në lumenj dhe përmbytje

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se pjesa më e madhe e territorit të Maqedonisë është në fazën e verdhë, gjë që tregon një gjendje kujdesi dhe nevojën për monitorim të shtuar të kushteve hidrologjike.

Në rajonet qendrore dhe lindore, rreziku potencial përfshin pellgjet e Vardarit (rrjedha e mesme dhe e poshtme), Bregallnicën, Pçinjën, Kriva Rekën, Strumicën dhe Crna Rekën. Zona e kujdesit përfshin gjithashtu një numër të madh vendbanimesh dhe qytetesh, duke përfshirë Velesin, Shtipin, Kumanovën, Prilepin dhe Manastirin.

Nga ana tjetër, pjesa perëndimore e vendit, duke përfshirë zonat përreth Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Strugës, mbetet në fazën e gjelbër për momentin, pa njoftime për rrezik hidrologjik.

Autoritetet shpjegojnë se alarmi i verdhë tregon një situatë potencialisht të rrezikshme, gjë që nënkupton nevojën për kujdes, veçanërisht për qytetarët që jetojnë ose udhëtojnë pranë shtretërve të lumenjve dhe rrjedhave ujore lokale që reagojnë shpejt ndaj reshjeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.