TË FUNDIT

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    March 29, 2023

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Sport»Donjeta Sadiku e humb Botërorin, pasi India ia kushtëzoi pjesëmarrjen me simbolet shtetërore
    Sport

    Donjeta Sadiku e humb Botërorin, pasi India ia kushtëzoi pjesëmarrjen me simbolet shtetërore

    By A.JMarch 14, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Boksieres kosovare Donjeta Sadiku i është mohuar përsëri pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit në Nju Delhi, pasi India ia kushtëzoi dhënien e vizës me heqjen dorë nga simbolet shtetërore të Kosovës gjatë paraqitjes në garë.

    Sadiku, fituese e medaljes së bronztë në Botëror dhe Evropian, përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis sot në New Delhi të Indisë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

    India nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe kjo nuk është hera e parë që ky vend ia ndalon pjesëmarrjen Sadikut në një botëror.

    Ministria e Jashtme e Indisë kishte pranuar të jepte viza për ekipin kosovar të boksit fillimisht, para se t’i vinte kushte Sadikut të paraqitej në ring dhe jashtë tij pa asnjë simbol shtetëror të Kosovës.

    “Organizatori i Kampionatit bëri me dije se pjesëmarrja e boksieres tonë mund të bëhet vetëm me dy kushtet e vëna: Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si dhe pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të lejohen të bartin flamurin e tyre, qoftë edhe në veshjet e tyre në formë të printuar”, njoftoi KOK.

    Duke parë këto kushte dhe diskriminimin e bërë nga shteti i Indisë, FBOXK në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, vendosi të mos udhëtojë fare drejt Indisë.

    Kjo është hera e tretë që Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Kampionatet Botërore në Indi dhe rrjedhimisht mundësia për të fituar një tjetër medalje botërore.

    Botërori është gara më e rëndësishme e Federatës Ndërkombëtare të Boksit, e cila ka lejuar diskriminimin ndaj kosovarëve duke mos bërë asgjë që boksierët të lejohen të marrin pjesë në kushte të barabarta me të tjerët, dhe duke e lejuar Indinë ta organizojë botërorin sërish pavarësisht historisë së saj diskriminuese ndaj Sadikut.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Anthony Joshua: Nëse humb të shtunën, pensionohem

    March 28, 2023

    Tifozët e Serbisë injorohen nga ata të Malit të Zi për fyerjet ndaj Kosovës

    March 28, 2023

    Muriqi thotë se disa lojtarë në Kombëtare po agjërojnë Ramazanin

    March 27, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    By A.JMarch 29, 20230

    Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se në Shtëpinë e Verdhë nuk ka pasur asnjëherë pjestarë…

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023

    Eurodeputeti Mandl: Marrëveshja e Ohrit s’ka ende njohje, bile as njohje de fakto

    March 29, 2023

    TË TJERA

    Xhuli përgatit pite për iftar për shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

    March 29, 2023

    “Dalja e Kiarës ishte e planifikuar”, publikohet videoja ku Kristi nxjerr zbuluar strategjitë e produksionit

    March 29, 2023

    Netanyahu i kundërpërgjgjet Biden: Izraeli i merr vendimet vetë, nuk ndikohemi nga presionet

    March 29, 2023

    Olta “revoltohet” nga injorimi i Luizit: Është kafshë, është njeri i keq

    March 29, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    March 29, 2023

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.