KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Donat Rrudhani mungon te Kosova shkaku i lëndimit, Foda e zëvendëson me Meriton Korenicën

Donat Rrudhani mungon te Kosova shkaku i lëndimit, Foda e zëvendëson me Meriton Korenicën

Donat Rrudhani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në grumbullimin e radhës, pasi ka pësuar lëndim në stërvitjen e djeshme.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se për shkak të këtij dëmtimi, Rrudhani nuk do të mund t’i bashkohet “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur ta ftojë në vend të tij Meriton Korenicën, i cili fillimisht ishte pjesë e listës së zgjeruar.

Korenica rikthehet kështu në listën e Kombëtares për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku Kosova do të ketë një seri të rëndësishme përballjesh.

“Dardanët” më 24 shtator do ta presin Irlandën në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me përfaqësuesen austriake.

Më 1 tetor, Kosova do të përballet me Izraelin në Debrecen të Hungarisë, ndërsa ciklin e ndeshjeve do ta mbyllë më 4 tetor ndaj Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Korenica, ndërkohë, do të jetë tashmë në dispozicion të Fodës për këto katër ndeshje të rëndësishme të Kosovës në Ligën e Kombeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.