Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, ka zbuluar detajet e albumit të tij më të ri, i cili do të publikohet më 2 korrik.
Projekti përfshin gjithsej 10 këngë, duke sjellë bashkëpunime me emra të njohur të skenës muzikore si Vinz, Stealth dhe Gzuz.
Foto: Instagram
Lista e këngëve është si vijon:
100%
Prada
Black Terror
Ghetto (ft. Vinz, Stealth)
BBB
Obsession
Yoyo (ft. Gzuz)
Texting
Sexy Mama
Anxhelina
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, saktësisht në Instagram.
“Koha me fol veprat. 100% prej meje, per juve. Me 2 Korrik tona ant. Loja mbaroi”, ka shkruar ai.
Njoftimi ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët presin me padurim publikimin e albumit dhe projektet e reja që Don Xhoni ka përgatitur. /Telegrafi/
