Poezi nga: Les Murray
Përktheu: Maksim Rakipaj
Një tip i hutuar
kur filloi vala e mërgimit
shtrëngon pas vetes një valixhe të ndritur
ndërsa mban radhën te dogana:
– Ju lutem, hapeni valixhen.
Ndoshta s’ka kuptuar ç’i thonë.
– Tundu. Hape pra! Lëviz!
Vështrimi i hutuar nuk e ndihmon.
– I thoni këtij të hapë valixhen!
Filluan t’i flasin me inat në shumë gjuhë.
Ai po njësoj shtrëngonte valixhen si torollak.
– I thoni ta vendosë valixhen mbi banak!
Prenë rripat e valixhes, shpërthyen çelësat
por në valixhe s’kishte gjë.
Burimi: telegrafi.com ↗

