KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dogana zbulon 20 ngrohëse të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë e 200 euro

Dogana zbulon 20 ngrohëse të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë e 200 euro

Dogana e Kosovës ka zbuluar 20 copë ngrohëse të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti me targa shqiptare në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës në Facebook, mallrat u zbuluan pas një kontrolli më të detajuar, pasi udhëtari nuk kishte deklaruar mallra për raportim te autoritetet doganore.

Vlera e përafërt e ngrohëseve është 1,200 euro, pa përfshirë taksat doganore.

“Mallrat janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin për parandalimin e kontrabandës dhe të tregtisë së paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së interesave ekonomike të vendit, garantimit të konkurrencës së drejtë ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe zbatimit të njëtrajtshëm të legjislacionit doganor”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.