KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dogana me njoftim për grumbullimin e ofertave për dhënie me qira të zyreve

Dogana me njoftim për grumbullimin e ofertave për dhënie me qira të zyreve

Dogana e Kosovës publikon këtë ftesë me anën e të cilës i fton të gjithë të interesuarit qe të ofertojnë për marrje me qira të zyrave lokaleve në Terminalin Doganor Dheu i Bardhë, sipas përshkrimit në vijim.

Dhënia me qira e hapësirave për zyre/lokale sipas çmimit fillestar të qirasë mujore, sipas pjesëve në vijim:

Nr. Lokalit

Vlera e qirasë në Euro

Sipërfaqja

Çmimi nga ofertuesi duke përfshirë të gjitha taksat

Lokali nr. 1

81.00 euro

13.50 m²

Lokali nr. 2

90.00 euro

15.00 m²

Lokali nr. 3

90.00 euro

15.00 m²

Lokali nr. 4

60.00 euro

7.50 m²

Lokali nr. 5

102.00 euro

17.00 m²

Lokali nr. 6

120.00 euro

20.00 m²

Lokali nr. 7

60.90 euro

8.70 m²

Lokali nr. 8

138.00 euro

23 m²

Lokali nr. 9

77.00 euro

11 m²

Lokali nr. 10

77.00 euro

12.50 m²

Totali i përgjithshëm i çmimit

Mënyra e paraqitjes se ofertës:

Oferta duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur në mënyrë konfidenciale dhe duhet t’i përmbajë këto dëshmi:

  • 1.Certifikatë e Biznesit se bashku me informatat mbi biznesin ku shënohet veprimtaria si agjent doganor (shpedicion);
  • 2.Deklaratë me shkrim për çmimin e ofruar, ku çmimi i ofertuar duhet të jetë mbi pragun minimal të përcaktuar për pjesën qe ofertoni;
  • 3.Dëshmi me shkrim se ofertuesi mund të sigurojë se paku 1 punëtor për ofrimin e shërbimeve të shpedicionit;
  • 4.Dëshmi me shkrim qe subjektet ofertuese nuk kanë borxhe të pashlyera ndaj institucioneve publike.

Kushtet e ofertimit: Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin ftesën nga webfaqja e DK-së https://dogana.rks-gov.net/ apo në zyrën doganore në Terminalin Doganor Dheu i Bardhë. Oferta e nënshkruar dhe e mbyllur në zarf do të pranohen nga Dogana jo më vonë se 02.09.2026, koha 14:00, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës, adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë hapësirat e zyrave në terminalin doganor Dheu i Bardhë me datën 26.08.2026 nga ora 10:00 – 11:30.

Hapja e ofertave bëhet nga Komisioni për hapjen dhe vlerësimin e ofertave në mënyrë publike në prani të ofertuesve, të cilët kanë shprehë interesim të marrin pjesë. Hapja e ofertave bëhet me datën 02.09.2026, koha 14:30, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës. Adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Nëse qiraja mujore tejkalon vlerën prej njëmijë (1,000) euro, para nënshkrimit të kontratës, ofertuesi fitues duhet të sigurojë garancion bankar me vlerën e së paku tre (3) muajve të qirasë.

Kohëzgjatja e kontratës deri në 36 muaj.

Kriter i shpërblimit me kontratë është oferta e përgjegjshëm me çmimin më të lartë mbi pragun minimal të caktuar nga Dogana e Kosovës.

Objekti i kontratës është i ndarë në 10 pjesë si hapësira për zyre (zyre lokale)). Ofertuesi mund të paraqesë ofertë për një, dy apo më shumë zyre, mirëpo mund të shpallet fitues vetëm për një zyre sipas çmimit me te lartë të ofertuar. Numri maksimal i zyrave që do të mund të shpërblehet tek një ofertues është 1 zyre.

Ofertuesi/ qiramarrësi pas nënshkrimit te kontratës dhe para fillimit të ofrimit te shërbimeve është i obliguar qe me shpenzime te veta ta bëjë dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e gjithë hapësirës se zyrës. Pastrimi i zyrave bëhet nga ana e qiramarrësit/ofertuesit.

Kohëzgjatja e kontratës deri në 36 muaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.