Dogana e Kosovës publikon këtë ftesë me anën e të cilës i fton të gjithë të interesuarit qe kanë fushë veprimtari shërbimet e bufesë / gastronominë qe të ofertojnë për marrje me qira të bufesë / restorantit në Terminalin Doganor Dheu i Bardhë, sipas përshkrimit në vijim:
Dhënia me qira e hapësirës për restorant dhe kuzhinë sipas çmimin fillestar të përcaktuar nga ekspertiza vlerësuese në vlerën e qirasë mujore prej 500.00 euro me TVSH për 125 m².
Derisa pastrimi i kuzhinës dhe restorantit bëhet nga ana e qiramarrësit/ofertuesit.
Mënyra e paraqitjes se ofertës:
Oferta duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur dhe duhet t’i përmbajë këto dëshmi:
- 1.Certifikatë e Biznesit se bashku me informatat mbi biznesin;
- 2.Deklaratë me shkrim për çmimin e ofruar, ku çmimi i ofertuar duhet të jetë mbi çmimin fillestar të përcaktuar.
- 3.Dëshmi me shkrim se ofertuesi mund të sigurojë se paku 4 punëtor profesional për ofrimin e shërbimeve (një kuzhinier; një banakier; një kamerier dhe një pastrues).
- 4.Dëshmi me shkrim se ofertuesi plotëson kërkesat teknike të Specifikimit Teknik të Detyrueshëm; dhe
- 5.Dëshmi me shkrim qe subjektet ofertuese nuk kanë borxhe të pashlyera ndaj institucioneve publike.
Kushtet e ofertimit: Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin dokumentacionin e Specifikimit Teknik të Obligueshëm nga webfaqja e DK-së https://dogana.rks-gov.net/ apo në zyrën doganore në Terminalin Doganor Dheu i Bardhë. Oferta e nënshkruar dhe e mbyllur në zarf do të pranohen nga Dogana jo më vonë se 03.09.2026, koha 14:00, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës. Adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë hapësirën e restorantit në terminalin doganor Dheu i Bardhë me datën 26.08.2026 nga ora 10:00 – 11:30.
Hapja e ofertave bëhet nga Komisioni për hapjen dhe vlerësimin e ofertave në mënyrë publike në prani të ofertuesve të cilët kanë shprehë interesim të marrin pjesë. Hapja e ofertave bëhet me datën 03.09.2026, koha 14:30, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës. Adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë një garanci financiare prej 10% të çmimit fillestar të përcaktuar në shpalljen publike. Garancia financiare prej 10% të çmimit fillestar mund të dorëzohet në një nga format si garanci të pakushtëzuar bankare apo police e sigurimit të lëshuar nga një kompani e licencuar e sigurimeve me vlefshmëri prej 30 ditëve.
Nëse fituesi tërhiqet pas shpalljes së rezultatit, garancia e tij financiare nuk kthehet dhe ankandi përsëritet.
Kriter i shpërblimit me kontratë është oferta e përgjegjshëm me çmimin më të lartë mbi pragun minimal të caktuar nga Dogana e Kosovës.
Nëse qiraja mujore tejkalon vlerën prej njëmijë (1,000) euro, para nënshkrimit të kontratës, ofertuesi fitues duhet të sigurojë garancion bankar me vlerën e së paku tre (3) muajve të qirasë.
Kohëzgjatja e kontratës deri në 36 muaj.
