KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dogana kap mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit

Dogana kap mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 13 mijë e 353,98 euro mjete monetare të padeklaruara në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit.

Sipas Doganës, rasti është zbuluar më 3 tetor, kur zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit Shkoda Superb, me targa të Maqedonisë së Veriut, të drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.

Drejtuesi i automjetit, kur është pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar, ka deklaruar se nuk kishte asgjë.

Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët kanë gjetur të fshehura 11 mijë e 980 euro dhe 84 mijë e 500 denarë maqedonas.

Pas konvertimit, vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara arrin në 13 mijë e 353,98 euro. Paratë janë konfiskuar nga autoritetet doganore.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se, bazuar në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart 10 mijë euro ose më shumë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.