Zyrtarët doganorë dhe ekipet mobile të doganës në Maqedoni kanë sekuestruar 135 kilogramë duhan të prerë dhe 30 litra alkool pa pulla akcizore, për të cilat shmangia e detyrimeve ndaj shtetit arrin në 337,558 denarë, ka njoftuar zv.drejtori i Doganës së Maqedonisë, Mustafa Dauti, përcjell Telegrafi në Maqedoni.
Aksioni vjen si rrjedhojë e kontrolleve të intensifikuara në tregun e brendshëm dhe në importe, pas goditjes së mëparshme të një grupi ndërkombëtar të krimin të organizuar për import të paligjshëm cigresh.
Si pasojë e këtyre gjetjeve, autoritetet kanë ndërmarrë masa ligjore ndaj personave të përfshirë:
Kallëzim penal do të parashtrohet ndaj një personi sipas Kodit Penal, pasi vetëm në rastin e tij shmangia e akcizës kap shifrën e rreth 257 mijë denarëve.
Kallëzime për kundërvajtje janë ngritur ndaj dy personave të tjerë.
Mustafa Dauti nënvizon se kontrollet e rrepta ndaj tregtisë së paligjshme do të vazhdojnë me qëllim mbrojtjen e interesit publik, respektimin e ligjit dhe garantimin e kushteve të barabarta në treg për të gjithë tregtarët e rregullt. /Telegrafi/

