Në kuadër të punës dhe kontrolleve të Doganës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës parandaluan kontrabandë në pikën kufitare në Merdar.
“Gjatë kontrollit të përdorimit të pajisjeve dhe mjeteve të specializuara, është ndaluar për kontroll mjeti transportues (furgon), i cili ishte i ngarkuar në karrotrec dhe mbante targa të huaja ku gjatë kontrollit të detajuar të këtij mjeti, saktësisht në pjesën e sipërme të fërgonit midis tapicerisë dhe tavanit (mbi tavanin e furgonit), autoritetet kanë zbuluar dhe sekuestruar sipas ligjeve në fuqi: Llojin e mallit : Vape (cigare/produkte duhani) me kanabis / ose substanca të ngjashme narkotike. Sasia e sekuestruar: 204 copë”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente hetimore të Doganës dhe Policisë së Kosovës për veprime të mëtejshme ligjore përfshirë edhe mjetin transportues.