KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Do t’u kërkojmë dëmshpërblim”, Laporta kërcënon Perezin për përmendjen e emrit të tyre

“Do t’u kërkojmë dëmshpërblim”, Laporta kërcënon Perezin për përmendjen e emrit të tyre

Duke folur përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Sabah, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, lëshoi një përgjigje të ashpër ndaj rivalëve të përbetuar, Real Madridit, pas akuzave të tyre të vazhdueshme ndaj Negreiras.

Presidenti i Madridit, Florentino Perez, i rinisi sulmet ndaj Barcelonës për skandalin Negreira në asamblenë e fundit të klubit, duke nxitur një seancë dëgjimore pajtimi në gjykatën e Madridit të mërkurën.

Megjithatë, kjo ka bërë që të reagoj Laporta, i cili tha se klubi madrilen është bërë i fiksuar me historinë e katalunasve dhe bëri një kërcënim se do t’i kërkonte Perezit dëmshpërblim për përmendjen e vazhdueshme të emrit dhe imazhit të Barcelonës.

“Ata po e promovojnë veten në kurriz të Barcelonës. Mendoj se do të vijë një kohë kur do të na duhet të kërkojmë dëmshpërblim sepse po keqpërdorin imazhin tonë. E tëra çfarë shoh është se Real Madridi nuk pushon kurrë së foluri për Barcelonën. Në fund, do të na duhet t’u kërkojmë dëmshpërblim”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Kjo është e gjitha për të cilën flasin ndonjëherë. Dhe mendoj se ajo që po bëjnë është të largojnë vëmendjen nga problemet e tjera që kanë. Nuk kanë fituar asgjë për dy vjet. Përveç kësaj, po mendojnë të shesin një pjesë të klubit”, tha Laporta.

“Ajo që bëjmë ne është të mbrojmë interesat e Barcelonës”, përfundoi presidenti i klubit katalunas. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.