KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Do t’ia kthej Shqipërisë përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut”, premtimi i kandidatit për president të Austrisë

“Do t’ia kthej Shqipërisë përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut”, premtimi i kandidatit për president të Austrisë

Günther Fehlinger-Jahn, kryetari i të ashtuquajturit “Komiteti Austriak për Zgjerimin e NATO-s”, shpalli synimin e tij për të paraqitur kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të Austrisë në 2028.

Por ai pati një premtim të vecantë për Shqipërinë.

Ekonomisti dhe aktivisti austriak pohoi përmes një postimi në platformën X se nëse do të zgjidhej në krye të shtetit, do t`i kthente Shqipërisë përkrenaren dhe shpatën e atribuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Si President i Austrisë, do të zotohesha të kthej helmetën dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, për të nderuar Mbretin Skënderbe”, ka deklaruar ai.

Mesazhi video i politikanit austriak u regjistrua përpara dhomës ku ndodhen përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut në Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.