KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Do t’i ndjekim këmba-këmbës”, Rama paralajmëron izolimin e protestuesve: Do t’u mbyllim aksesin në aeroporte, hotele, transport e vendet e BE

“Do t’i ndjekim këmba-këmbës”, Rama paralajmëron izolimin e protestuesve: Do t’u mbyllim aksesin në aeroporte, hotele, transport e vendet e BE

Në takimin me drejtuesit e bankave, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi një paketë masash ndaj protestuesve të dhunshëm, duke nisur nga kufizimi i shërbimeve shtetërore për familjet e të miturve që shkatërrojnë pronën e të tjerëve, deri te ndalimi i aksesit në aeroporte, hotele dhe mjete transporti.

Sipas tij qeveria ka nisur bashkëpunimin me vendet e Bashkimit Europian për t’u kufizuar hyrjen personave të përfshirë në akte dhune.

Ai paralajmëroi gjithashtu përdorimin e teknologjisë për identifikimin e protestuesve të maskuar.

“Ata që u turrën me gurë e me zjarr mbi banka, me një skenar djallëzor për të nxitur panik, ndërkohë që në sportelet e bankave nuk kanë asgjë për të marrë, duke shkulur ATM-të për të marrë brenda tyre para. Ndërkohë që ato janë në shërbim të të gjithëve dhe duhet të kthehen një orë e më parë. Ne do të nxjerrim paketën e masave, por duke investuar me shpejtësi në teknologji, do të nisim anonimizimin e profileve që nxisin dhunë. Do t’i zbulojmë ata që janë me kapuç, edhe sikur të rrinë me kapuç, edhe sikur ta mbulojnë të gjithë fytyrën, se do t’i ndjekim këmba-këmbës, përveç syve të teknologjisë. Largohuni nga ajo dhunë një orë e më parë. Do të vijë fatura në familje, do të paguajë familja. S’do të marrë shërbim nga shteti familja e një të mituri që vjen dhe djeg pronat e një tjetri. Ne do të vendosim në regjistër njerëzit e dhunshëm, do t’u mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, hotele, trena, të gjitha mjetet e transportit. Dhe do të bashkëpunojmë, dhe e kemi nisur punën me vendet e BE-së, për t’u ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm. Dhuna s’ka për të pasur vend në këtë vend. Dialogu, shkëmbimi i ideve, ballafaqimi demokratik, ulja në tryezë për të gjetur rrugë të reja, të cilat mund të na shërbejnë, siç na shërbyen në protestën e 2018-ës”, tha Rama.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.