KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Do të vazhdojmë sërish”, Arteta reagon pas hubjes poshtëruese nga Brightoni

“Do të vazhdojmë sërish”, Arteta reagon pas hubjes poshtëruese nga Brightoni

Nuk pati justifikime nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pas humbjes së thellë 3-0 ndaj Brightonit të shtunën, që i dha fund startit perfekt të “Topçinjve” në mbrojtjen e titullit të Ligës Premier.

Arsenali i kishte fituar katër ndeshjet e para të sezonit në kampionat, duke pësuar vetëm një gol, por këtë herë u mposht bindshëm nga një Brighton i jashtëzakonshëm.

Kjo ishte humbja më e thellë e Arsenalit në të gjitha garat që nga disfata 3-0 në shtëpi ndaj Brightonit në maj të vitit 2023.

“E merituan fitoren, ata ishin skuadra më e mirë, veçanërisht në fazat e para të pjesës së parë. Ne nuk konkurruam në nivelin që kërkohej”.

“Bëmë gabime teknike në zona të gabuara dhe humbëm duelet. Por duhet ta vendos në perspektivë atë që skuadra ka bërë që nga Botërori. Mendoj se ka qenë e jashtëzakonshme. Do të mësojmë nga kjo përvojë dhe do të rikthehemi sërish”.

Suksesi i Brightonit u ndërtua mbi presionin e lartë ndaj Arsenalit, duke mos i lejuar lojtarët e Artetës të kishin kohë me topin dhe duke ua pamundësuar kontrollin e ndeshjes.

Arsenali pati një paraqitje të dobët, por kjo erdhi edhe si pasojë e guximit të Brightonit, i cili ishte klinik në fazën e fundit të aksioneve.

Me tre golat e shënuar ndaj Arsenalit, Brightoni ka arritur në kuotën e 16 golave në pesë ndeshje këtë sezon në Ligën Premier.

Asnjë skuadër tjetër nuk ka shënuar më shumë se 10 gola në pesë javët e para, duke bërë që Brightoni të jetë një prej skuadrave më atraktive për t’u ndjekur në këtë fillim të sezonit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.