Mesfushori Elvis Rexhbeçaj po e kalon sezonin e fundit si futbollist i Augsburgut.
Ylli i Kosovës thuhet se i ka dhënë fjalën klubit të fëmijërisë Ëolfsburg, se do t’iu bashkohet në verë pavarësisht a qëndrojnë apo jo në elitën e futbollit gjerman.
Te Augsburg veçse e konfirmuan largimin e Rexhbeçajt, me trajnerin Manuel Baum që njoftoi të gjithë se ndërprerja e bashkëpunimit po shkon drejt fundit.
“Si qëndrojnë gjërat, ai (Elvisi) do të transferohet në një klub tjetër”, deklaroi ai.
Ndërkohë, gazetari Florian Plettenberg raporton se mesfushori do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2030, skuadër tek e cila u largua nga viti 2020.
Interesim për lojtarin kishin shprehur edhe klubet e tjera gjermane si Union Berlin e Borussia Monchengladbach, por dëshira për ta ndihmuar klubin e fëmijërisë duket se ka ndikuar që ai t’i jep fjalën Wolfsburgut./Telegrafi/