KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Do ta transferoja nesër”, ikona e Real Madridit i bën thirrje klubit të nënshkruajnë me Olisen

“Do ta transferoja nesër”, ikona e Real Madridit i bën thirrje klubit të nënshkruajnë me Olisen

Edhe pse Real Madrid ka mohuar zyrtarisht interesimin për Michael Olise, emri i sulmuesit të Bayern Munich vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Për këtë çështje ka folur edhe legjenda e Real Madridit, Ivan Zamorano, i cili beson se klubi madrilen duhet të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e një futbollisti me potencial të jashtëzakonshëm si Olise.

“Do ta transferoja Olisen që nesër, nëse do të isha te Real Madridi. Do të luaja me Olisen, Mbappen dhe Viniciusin në sulm”, deklaroi Zamorano.

Ish-sulmuesi kilian shtoi se, përveç Olises, do të dëshironte edhe afrimin e Enzo Fernandez për repartin e mesfushës.

“Do ta sillja edhe Enzo Fernandez dhe do ta vendosja në mesfushë. Kemi tashmë një mbrojtës të djathtë dhe një qendërmbrojtës, kështu që me këto afrime do të kishim një skuadër të shkëlqyer”, u shpreh ai.

Pavarësisht se e pranon se dy sezonet e fundit nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive të klubit, Zamorano beson se Real Madridi do të rikthehet fuqishëm në sezonin e ardhshëm.

“Jam optimist për sezonin e ardhshëm. Kemi pasur dy sezone të vështira, por përforcimet që janë përmendur këtë verë duken shumë interesante”, tha ai.

“Jam i bindur se pas Kupës së Botës do të vijë edhe një përforcim tjetër. Real Madridi duhet të ndërtojë një skuadër konkurruese, një ekip që lufton jo vetëm për titullin në La Liga, por edhe për Ligën e Kampionëve, sepse ky është standardi i këtij klubi”, deklaroi Zamorano.

Në fund, ai theksoi se është e pazakontë të shohësh Real Madridin pa trofe për dy vite radhazi.

“Është e vështirë ta imagjinosh Real Madridin pa fituar asgjë për dy vite. E shoh të ardhmen me shumë optimizëm dhe besoj se sezoni i ardhshëm do të jetë krejtësisht ndryshe nga ai që kemi përjetuar këtë vit”, përfundoi legjenda kiliane./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.