KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Do ta shkatërrojnë Evropën”, Trump ‘sulmon’ Spanjën për krizën e emigracionit

“Do ta shkatërrojnë Evropën”, Trump ‘sulmon’ Spanjën për krizën e emigracionit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kritikoi Spanjën, duke e akuzuar atë se nuk ka kontroll mbi kufijtë e saj, ndërsa kryeministri spanjoll Pedro Sanchez hodhi poshtë pretendimet se ka prova të forta se Maroku organizoi një fluks masiv emigrantësh në Ceuta, një enklavë spanjolle në Afrikën veriore.

“Është shumë e trishtueshme ajo që po ndodh në Spanjë, një vend që nuk ka asnjë kontroll mbi kufirin e tij”, deklaroi Trump.

Trump më parë e ka kritikuar Spanjën, një anëtare të NATO-s, për qëndrimin e saj ndaj çështjes së emigrantëve.

Në një deklaratë për kanalin televiziv britanik GB News, Trump e përshkroi situatën në Spanjë si një “skandal” dhe paralajmëroi se pasojat mund të përhapen përtej atij vendi.

Presidenti amerikan vlerësoi më pas se migrantët që hyjnë në Spanjë do të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt vendeve të tjera evropiane.

“Ata do ta shkatërrojnë Evropën, sepse sapo të hyjnë në Spanjë, nuk do të ndalen në Spanjë. Ata do të vërshojnë në vendin tuaj dhe në çdo vend tjetër, ata tashmë po vërshojnë në vendin tuaj”, tha Trump.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.