KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Djali i shefit të inteligjencës zbuloi “sozinë” Putinit

Djali i shefit të inteligjencës zbuloi “sozinë” Putinit

Një moment i pazakontë gjatë një takimi zyrtar në Rusi ka nxitur sërish teori dhe spekulime në rrjetet sociale lidhur me pretendimet për përdorimin e “sozive” nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Gjatë një informimi zyrtar me Putinin, Patrushev Jr., djali i një prej figurave më të fuqishme të aparatit rus të sigurisë, duket se gaboi teksa po i drejtohej presidentit.

Në vend që të përdorte patronimin e zakonshëm “Vladimir Vladimiroviç”, ai shqiptoi diçka që dëgjohej si “Pal Laiç”, çka shumë përdorues në internet e lidhën me emrin “Pavel Nikolaeviç”.

Ky moment u bë menjëherë viral dhe u interpretua nga teori-konspiracionistët si një “gabim aksidental” që mund të nënkuptonte se personi në takim nuk ishte vetë Putini.

Spekulimet për përdorimin e sozive nga presidenti rus kanë qarkulluar prej vitesh, sidomos pas paraqitjeve të ndryshme publike të tij, por deri më sot nuk ekziston asnjë provë konkrete që mbështet këto pretendime.

Vëmendje ka tërhequr edhe një incident i ngjashëm nga disa vite më parë, kur Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, iu drejtua Putinit me emrin “Vladimir Vasiljeviç”, duke gabuar patronimin e tij zyrtar.

Edhe pse raste të tilla mund të jenë thjesht lapsuse gjuhësore, ato vazhdojnë të ushqejnë teori dhe diskutime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.