KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Djali i Jakup Krasniqit zbulon se çka premtoi presidentja gjatë vizitës te familja e tij

Djali i Jakup Krasniqit zbulon se çka premtoi presidentja gjatë vizitës te familja e tij

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka folur për gazetarët rreth vizitës së presidentes Justina Shiroka-Pula, në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit.

Ai tha se Shiroka-Pula u ka premtuar që do të bëjë gjithçka që mundet brenda kornizave ligjore për ish-krerët e UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Presidentja na ka thënë se çdo gjë që është brenda kornizave ligjore, ‘unë kam me bo me iu ndihmu në procesin e Apelit dhe në nënshkrimin e Ligjit’”, tha Krasniqi.

Pos tjerash, djali i ish-kreut të UÇK-së, tha se vizita e presidentes është e para në gjashtë vjet nga një përfaqësues i institucioneve.

“Është një rëndësi edhe për familjen, që institucionet janë të gatshme të kontribuojnë për me u mbrojt lufta e drejtë e UÇK-së”, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.