Dizajnerja Aurora James humbi një vath me diamant gjatë Met Gala-s, një nga eventet më të mëdha të modës në New York, por e mori situatën me sportivitet dhe humor.
Sapo e kuptoi se vathi i kishte rënë dhe ishte zhdukur, ajo u shpreh me shaka se personi që do ta gjente ‘mund të ketë fituar jackpot’, duke aluduar për vlerën e lartë të bizhuterisë.
Aurora tregoi se madje e kishte parandjerë se diçka e tillë do të ndodhte.
Foto: X
Ajo tha se i kishte thënë vajzës në hyrje: “Ky diamant do të bjerë. Vetëm ta dini, kur ta gjeni, është i imi”, dhe më pas, kur vathi i ra, ajo u përkul menjëherë për ta kërkuar.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti ta gjente copën që shkëlqente.
“Diku është poshtë. Kushdo që e gjen, sapo ka fituar jackpot”, shtoi me humor.
Met Gala njihet për bizhuteri jashtëzakonisht të shtrenjta, shpesh me vlerë miliona dollarë, ndaj histori të tilla me ‘diamante të humbur’ zakonisht bëhen shpejt virale në media dhe rrjete sociale. /Telegrafi/