KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Ditët më të mira janë ende përpara tij” – Agim Ademi për rikthimin e Eliot Bujupit

“Ditët më të mira janë ende përpara tij” – Agim Ademi për rikthimin e Eliot Bujupit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka përshëndetur rikthimin në fushën e blertë të talentit kosovar Eliot Bujupi, pas rreth dhjetë muajsh mungesë për shkak të një lëndimi në gju.

Bujupi u rikthye me fanellën e VfB Stuttgart II në ndeshjen kundër Alemannia Aachen, duke shënuar një moment të rëndësishëm pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë rehabilitimi.

Përmes një postimi, Ademi ka vlerësuar karakterin, durimin dhe përkushtimin e futbollistit, duke i uruar shëndet dhe suksese të mëtejshme në karrierë.

“Lëndimet janë ndër sfidat më të vështira për çdo futbollist, veçanërisht për talentet e reja, por rikthimi i Eliotit dëshmon për karakterin e fortë, durimin, përkushtimin dhe dashurinë e tij për futbollin”, ka shkruar Ademi.

Kreu i FFK-së ka theksuar se Federata qëndron pranë futbollistëve të saj si në momentet e suksesit, ashtu edhe në periudhat e vështira.

“Jam i bindur se me talentin dhe përkushtimin që ka, ditët më të mira janë ende përpara tij. Mirë se u riktheve, Eliot! Të presim edhe më të fortë”, ka përfunduar Ademi.

Bujupi shihet si një nga talentët me të mëdhenj të futbollit kosovar, ndërsa në moshë të re ka debutuar me Kosovën A. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.