KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ditët e shkurtra ndikojnë në humor: Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij

Ditët e shkurtra ndikojnë në humor: Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij

Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të theksuara në humor, energji dhe gjumë.

Çrregullimi afektiv sezonal është një formë depresioni që përsëritet zakonisht në fund të vjeshtës ose gjatë dimrit dhe lehtësohet në pranverë e verë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor në SHBA (NIMH).

Megjithatë, disa ditë me humor të ulët nuk mjaftojnë për të përcaktuar këtë çrregullim. Diagnoza kërkon një model të përsëritur të episodeve depresive në të njëjtën periudhë të vitit, zakonisht për të paktën dy vite radhazi.

Cilat janë simptomat?

Shenjat mund të përfshijnë humor të ulët, humbje të interesit për aktivitetet e zakonshme, lodhje, vështirësi në përqendrim, ndjenja faji ose pashprese dhe gjumë më të gjatë se zakonisht.

Në formën që shfaqet gjatë dimrit, mund të shtohen edhe oreksi, dëshira për ushqime të pasura me karbohidrate dhe tërheqja nga shoqëria.

Gratë preken më shpesh se burrat, ndërsa çrregullimi zakonisht shfaqet në moshë të re.

Rreziku mund të jetë më i lartë te personat me histori depresioni ose çrregullimi bipolar dhe te ata që jetojnë në zona me dimra e ditë më të shkurtra. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.