KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dita e pestë: Flakë, tym, gaz lotsjellës e plumba gome, Hitaj mbron pajisjet e përdorura

Dita e pestë: Flakë, tym, gaz lotsjellës e plumba gome, Hitaj mbron pajisjet e përdorura

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Skënder Hitaj, në një konferencë për shtyp pohoi se ditën e sotme janë përdorur plumbat e gomës kundër protestuesve, por shtoi se ato janë përdorur në mënyrë të kufizuar dhe se kanë qenë të certifikuara.

“Të gjitha mjetet e përdorura janë përdorur në mënyrë të kufizuar dhe përdoren vetëm pajisje të certifikuara, që lejohen për raste të tilla në vendet e Bashkimit Europian”, tha Hitaj, shkruan A2.

Kur u pyet mbi shkeljen e rregullave nga ana e punonjësve të policisë, Hitaj theksoi se gjithçka do të hetohet dhe do të merren masat e duhura.

Hitaj theksoi se “policia nuk është kundër fëmijëve tanë, përkundrazi është për të drejtën e protestës”, por u bëri thirrje prindërve “të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në protesta që mund të përshkallëzohen”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.