KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dita e Drinit 2026: Konferencë për sfidat e thatësirës dhe të ardhmen e Pellgut të Lumit Drini i Bardhë

Dita e Drinit 2026: Konferencë për sfidat e thatësirës dhe të ardhmen e Pellgut të Lumit Drini i Bardhë

Më 10 korrik 2026, në Hotel Lakeside, Vërmicë (Prizren), do të organizohet konferenca “Dita e Drinit 2026”, e cila këtë vit i kushtohet temës së thatësirës, ndikimeve të saj në Pellgun e Lumit Drini i Bardhë, përgjigjeve të komunitetit dhe strategjive për reziliencë dhe adaptim ndaj ndryshimeve klimatike.

Konferenca do të bëjë bashkë përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, universiteteve, ekspertëve, partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim të nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Gjatë aktivitetit do të prezantohen gjetjet kryesore të raportit “Përmbledhja e Perceptimeve të Qytetarëve mbi Pellgun e Lumit Drini i Bardhë”, i cili pasqyron qëndrimet dhe shqetësimet e qytetarëve lidhur me gjendjen e pellgut, sfidat mjedisore dhe prioritetet për të ardhmen.

Nëpërmjet diskutimeve me ekspertë dhe përfaqësues institucionalë, konferenca synon të identifikojë veprimet prioritare për forcimin e qeverisjes së ujërave, rritjen e reziliencës ndaj thatësirës dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve që kontribuojnë në ruajtjen e Pellgut të Lumit Drini i Bardhë.

Dita e Drinit 2026 organizohet nga Shoqata Rilindja e Gjelbër, në kuadër të Drin Day 2026, me mbështetjen e Drin II Project dhe Global Water Partnership – Mediterranean (GWP-Med).

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.