KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dita e 15-të e protestave në Tiranë, protestuesit u vënë flakën kontejnerëve dhe kartonëve

Dita e 15-të e protestave në Tiranë, protestuesit u vënë flakën kontejnerëve dhe kartonëve

Në Tiranë po zhvillohet dita e 15-të e protestave studentore, ku një grup protestuesish janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.

Gjatë tubimit, disa protestues u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe kartonëve përpara godinës së ministrisë.

Ndërkohë, forca të shumta policore janë pozicionuar pranë objektit, ndërsa në gatishmëri është vendosur edhe një autobot me ujë, në rast të përshkallëzimit të situatës.

Prania e forcave të rendit vjen në kuadër të masave të sigurisë për mbarëvajtjen e protestës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

Kujtojmë se gjatë dy ditëve të fundit, protestat janë zhvilluar pa përplasje të mëdha ndërmjet demonstruesve dhe forcave të policisë.

Protestat studentore në kryeqytetin shqiptar kanë hyrë tashmë në ditën e 15-të, ndërsa tubimet po vazhdojnë përpara institucioneve shtetërore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.