Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime gjatë ditës së sotme në disa zona të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen në rrugët:”Ilaz Kodra”, “Fuad Dibra”, ” Aziz Zhilivoda”, “Ernest Zariqi”, “Holger Pedersen” ,” Edith Durham” dhe “Henry Dunant”.
KRU “Prishtina” nuk ka dhënë detaje shtesë për intervenime, por ka bërë të ditur se ekipet do të jenë në terren për kryerjen e punimeve të nevojshme në rrjetin e ujësjellësit. /Telegrafi/
