KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Disa protestues kalojnë natën para Kryeministrisë, policia u kërkon largimin për të mos bllokuar bulevardin

Disa protestues kalojnë natën para Kryeministrisë, policia u kërkon largimin për të mos bllokuar bulevardin

Një pjesë e protestuesve e kanë kaluar natën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë. Ashtu siç e paralajmëruan një natë përpara, ata vendosën të mos largohen nga sheshi, duke qëndruar përgjatë 24 orëve.

Në orët e para të mëngjesit, policia u ka kërkuar të largohen, për të mos bllokuar paligjshmërisht bulevardin, por protestuesit janë deklaruar se po qëndrojnë paqësisht për një kauzë të të gjithë shqiptarëve.

Ata kanë përsëritur kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit dhe kreut të opozitës, si edhe krijimin e një qeverie teknike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.