KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se nesër, më 14.05.2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në disa rrugë të qytetit, për shkak të punimeve teknike në terren.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të nisë nga ora 08:00 dhe do të prekë konsumatorët e rrugëve: “Enver Topalli”, “15 Shkurti”, “Ejup Statovci”, “Asim Vokshi”, “Nexhat Hasani”, “Xhemajl Kada”, “Rifat Berisha”, “Imri Halili”, si dhe zonën e Doganajt.
Kompania ka bërë të ditur se punimet zhvillohen në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
Furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të rikthehet duke filluar nga ora 16:00.
KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për kohën e ndërprerjes. /Telegrafi/