Kosova tash e 22 muaj, nuk ka përfaqësues të rregullt diplomatik.
Që nga fundi i 2024-ës kur Jeff Hovenier kreu mandatin si ambasador i Amerikës në Prishtinë, posti i tij mbeti me ushtrues detyre.
Funksionimi me të ngarkuar me punë nga Uashingtoni, për partinë në pushtet s`e prish raportin e mirë me aleatin kryesor.
Ndryshe mendojnë nga opozita që fajin për këtë situatë ia lënë sjelljeve të qeverisë me Amerikën.
Për ish-diplomaten, Alma Lama, kjo situatë duhet të merret si sinjal negativ nga aleati.
Në një përgjigje për televizionin, Ambasada e SHBA-së në Kosovë tha se barrën për këtë e bartë Shtëpia e Bardhë.
Misioni diplomatik konfirmoi se vazhdon të jetë i angazhuar në bashkëpunimin me institucionet vendore.

