Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska u takua në Bruksel me dejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimin e Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman, në të cilin diskutuan për zbatimin e reformave dhe progresin në kuadër të Agjendës reformuese 2024–2027.
Gjatë takimit u potencua progresi i realizuar deri më tani në zbatimin e reformave, si dhe dinamika e aktiviteteve të ardhshme.
Ministrja theksoi se Ministria e Financave po investon të gjitha kapacitetet e saj në përmbushjen e detyrimeve të saj, me ç’rast është arritur progres i konsiderueshëm, dhe theksoi se Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj procesit reformues.
Ministrja në takim potencoi se në fushën e financave publike po ndërmerren aktivitete për përforcimin e llogaridhënies dhe transparencës, ku reformat janë pjesë e transformimit më të gjerë drejt afrimit të ekonomisë me tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, përforcimin e institucioneve dhe sigurimin e përfitimeve konkrete për qytetarët dhe bizneset.
Në takim u theksua se vendi ynë vazhdon të jetë plotësisht i harmonizuar me Bashkimin Evropian në planin politik, ekonomik dhe strategjik.