KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dimitrieska-Koçoska: Borxhi publik është nën kontroll, nuk ka vend për shqetësim

Dimitrieska-Koçoska: Borxhi publik është nën kontroll, nuk ka vend për shqetësim

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska deklaroi se nuk ka arsye për shqetësim në lidhje me nivelin e borxhit publik, duke theksuar se çështja kryesore është qëllimi i huamarrjes dhe efektet që ato fonde krijojnë në ekonomi.

Ministrja theksoi se çdo huamarrje duhet të shqyrtohet përmes prizmit të investimeve të financuara me ato fonde, duke e krahasuar procesin me marrjen e një kredie nga një bankë, ku gjëja më e rëndësishme është nëse investimi është i justifikuar dhe sjell rezultate.

“Nëse e shikojmë periudhën e kaluar, përqindja e BPV-së tregon qartë se rritja që kemi planifikuar po arrihet, e gjitha kjo është rezultat i atyre huamarrjeve të reja”, tha Gordana Dimitrieska-Koçoska në “Top Tema”.

Ministrja vlerësoi se në periudhën e kaluar, si rritja ekonomike ashtu edhe lëvizja e borxhit publik janë menaxhuar me sukses, i cili, sipas saj, mbetet nën kontroll dhe është nën nivelin prej 60 përqind të BPV-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.