KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dijon Kamer gjen golin e dytë në kampionatin polak

Dijon Kamer gjen golin e dytë në kampionatin polak

Dijon Kameri ka shënuar golin e tij të dytë në kampionatin elitar të Polonisë, duke konfirmuar edhe një herë potencialin që prej vitesh e shoqëron si një prej talenteve më të mëdha.

Mesfushori 21-vjeçar realizoi të dielën për Cracovian, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e thellë në transfertë, pasi skuadra e tij u mposht 4-1 nga Raków, në kuadër të xhiros së 29-të të Ekstraklasas.

Kameri shënoi në minutën e 50-të, duke ngushtuar rezultatin në 2-1, ndërsa u zëvendësua 12 minuta më vonë.

Ai tashmë ka dy gola dhe një asistim në këtë edicion të kampionatit, ndërsa ai ka edhe dy vite kontratë me klubin polak.

Cracovia vazhdon luftën për mbijetesë në elitë dhe aktualisht ka 37 pikë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.