Ministria e Brendshme informon se dje pasdite në orën 18:55 në Stacionin Rajonal të Policisë Kërçovë, nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Kërçovës, është marrë njoftim se ka shpërthyer zjarr në një apartament në rrugën “4 Korriku” në Kërçovë.
Ekipi i Njësisë së Zjarrfikësve të Kërçovës ka shuar zjarrin, dhe në apartament është gjetur trupi i djegur i S.S. (37) nga Kërçova.
Vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku i urgjencës, ndërsa në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga prokurori publik dhe një ekip nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kërçovës./Telegrafi/
