KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Diell dhe temperatura të larta, kujdes nga indeksi UV

Diell dhe temperatura të larta, kujdes nga indeksi UV

Sot, mbi vendin tonë moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me të shtunën.

Temperaturat minimale do të jenë prej 11 gradë celsius deri 16 gradë celsius. Ndërsa, temperaturat maksimalet do të jenë nga 29 gradë celsius deri 34 gradë celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 4 metra në sekond.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kushtet biometeorologjike do të jenë më të favorshme se të shtunën, por gjatë mesditës mbetet ngarkesa termike e shtuar.

Ndërsa, kushtet agrometeorologjike – mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta do të favorizojnë humbjen e lagështisë nga toka. Rekomandohet monitorimi i nevojës për ujitje.

Nga indeksi UV: i lartë kërkohet kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell gjatë orëve me intensitet më të lartë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.