TË FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Dialogu, Lajçak: Rruga drejt normalizimit është e “minuar”, duhet të shmangim tensionet
    Lajme

    Dialogu, Lajçak: Rruga drejt normalizimit është e “minuar”, duhet të shmangim tensionet

    By A.JApril 25, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun midis Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, tha dje se rruga për normalizimin e marrëdhënieve është e minuar dhe se duhet shmangur përshkallëzimin.

    “Ne kemi një rrugë drejt normalizimit. Por kjo rrugë është e minuar dhe ne duhet të shmangim të shkelim ndonjë nga ato mina. Sepse kjo mund të çojë në prishjen e të gjithë procesit,” theksoi Lajçak gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Austriak për Paqe.

    Lajçak shprehu shpresën se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili filloi në fund të shkurtit pasi të dyja palët e pranuan propozimin evropian, do të vazhdojë.

    Situata në Kosovë është e tensionuar dhe ka shumë pak besim reciprok, nënvizoi ai.

    Emisari evropian thotë se gjatë vitit të kaluar situata ishte shumë pranë përshkallëzimit, por se kjo krizë është tejkaluar me mbështetjen e SHBA-së, EULEX-it dhe KFOR-it.

    Lajçak tha se gjashtë muajt e fundit të vitit 2022 u shënuan me menaxhim të krizës dhe se negociatat tani kanë çuar në faktin se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë pranuar marrëveshjen evropiane për normalizimin e marrëdhënieve në fund të shkurtit.

    Nënshkrimi formal i marrëveshjes, me të cilën, siç shpjegoi ai, Prishtina para së gjithash garanton mbrojtjen e minoritetit serb, dhe Beogradi i njeh dokumentet e Kosovës, nuk u bë sepse Beogradi nuk e njeh Kosovën, Lajçak.

    “Vuçiq nuk ka mundur të pranojë asnjë ceremoni në të cilën Serbia dhe Kosova trajtohen në mënyrë të barabartë dhe Kurti nuk pranon një ceremoni ku të trajtohet ndryshe nga Vuçiq”, ka theksuar ndërmjetësi evropian.

    Megjithatë, ai thotë se dokumenti është i detyrueshëm për të dy palët, dhe tani bisedat e vështira kanë të bëjnë me zbatimin, nga sekuencimi e deri te afatet kohore për zbatimin e hapave individualë.

    Tashmë më 2 maj është konfirmuar takimi i radhës ndërmjet Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se në takimin e 2 majit pjesë e agjendës do të jetë edhe draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    By korrektpressMay 31, 20230

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrezikojë raportet…

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Gruaja e Rexhep Selimit thotë se burri i saj nuk e shkarkoi avokatin, tregon krejt çka ndodhi

    May 1, 2023

    TË TJERA

    Afrona Dika ndan momente romantike nga shtrati me partnerin

    May 1, 2023

    Çifti i njohur kosovar ndahen pas 6 vitesh martesë

    May 1, 2023

    Bledi Mane: ‘Kur unë pija alkol, Luizi luante bixhoz’

    May 1, 2023

    Xhuliana e pranon: Jam një luaneshë në shtrat

    May 1, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    x