Një rast i rëndë ka ndodhur në Pejë.
Dje një e mitur ka raportuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një të dyshuar.
I dyshuari është arrestuaar për veprën penale dhunim dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Viktima është dërguar në strehimore pas ekzaminimit mjekësor.
“Pejë 27.10.2026 – 21:00. Me 28.10.2026 viktima e mitur ka raportuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të dyshuarin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa viktima pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

