Një rast i dhunës ndaj një gruaje është raportuar në shëtitoren përgjatë lumit në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
I dyshuari është filmuar gjatë incidentit, ndërsa dyshohet se ai dhe gruaja janë çift.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Për këtë rast ka raportuar edhe Klankosova.tv gjatë ditës së mërkurë.
Burimi: klankosova.tv ↗

